Vizita e Ramës në Itali/Meloni: Bashkëpunim për luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe pritjes së refugjatëve
Kryeministri Edi Rama sërish ka zhvilluar një takim me homologen nga Italia, Giorgia Meloni. Kryeministrja vlerësoi qasjen e Shqipërisë drejt vlerave dhe standardeve të Bashkimit Europian. Në një konferencë të përbashkët me Ramën në Romë, Meloni tha se Italia ndihet krenare për sjelljen e Shqipërisë, pasi Italia mbetet një nga mbështetësit kryesorë të saj për anëtarësimin në BE.
“Jam shumë e kënaqur për punën që kemi bërë me mikun tim Edi Rama. Shqipëria është kandidate për hyrjen në BE, por Shqipëria ka një qasje sikur të jetë faktikisht vend i BE. Një prej arsyeve që Italia dhe unë jam shumë krenare, sepse Italia është një nga protagonistët kryesorë të mbështetjes për hyrjen e Shqipërisë në BE. Besoj që Ballkani Perëndimor është një vend Europian dhe që nga fillimi ne e kemi mbështetur këtë bashkim të Europës. Mbi bazën e këtij bashkëpunimi mund të lindin dhe iniciativa të tjera. Kjo mund të jetë një faqe e re e një bashkëpunimi strategjik”, tha Meloni.
”Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, tha Rama në nisje të konferencës duke theksuar se po i kthejmë fqinjit përtej Adriatikut borxhin që i kemi për zbarkimin masiv të shqiptarëve pas rënies së diktaturës. ”Shqipëria nuk është një vend i BE-së, por është në Europë, jemi një shtet europian dhe na mungon vetëm U-ja përpara. Por kjo nuk na pengon për ta parë botën si europianë. Që nga dita e parë kur kemi mbërritur në këtë anë të detit për të gjetur mbështetje rifuxho dhe për të imagjinuar dhe pasur një jetë më të mirë. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet. Nuk dua të gjykoj në meritën politike, por neve na takon të përgjigjemi duke qenë gjithmonë të pranishëm për të ndihmuar”,-tha Rama.
Fjala e plotë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Një marrëveshje që pasuron miqësinë midis Shqipërisë dhe Italisë, midis kombeve tona dhe është një partneritet strategjik dhe që zhvillohet nëpërmjet natyrisht marrëdhënieve tregtare që janë të shkëlqyera. Italia është një partner i parë në shkëmbimet midis dy vendeve dhe ka një përqindje shumë të lartë të prodhimit të brendshëm bruto, por gjithashtu edhe komuniteteve tona. Kemi marrëdhënie shumë të shkëlqyera, të larta, të forta midis komuniteteve tona dhe që finalizon edhe në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe kemi pjesëtarë, anëtarë të shoqërisë tonë që janë të pranishëm në Itali dhe ky bashkëpunim bëhet akoma më i frytshëm në bashkëpunimin që kemi. Dhe një muaj më parë në një takim që kemi bërë, kemi pasur edhe iniciativa në lidhje ndërmarrjen e hapave të përbashkëta, sa i përket migrimit.
Sepse sidomos fenomeni nuk përballohet vetëm dhe kemi qenë në këtë ekuacion midis trajtimit brenda BE dhe jashtë BE. Dhe gjeja më e mirë për t’u bërë ka qenë pikërisht ky forcim i bashkëpunimit dhe kemi punuar së bashku për të përforcuar këtë marrëveshje dhe këtë bashkëpunim, i cili fikson tre objektiva: luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe jo vetëm pritjes të refugjatëve për ata që kanë rekuizitën dhe Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona të vendit të Shqipërisë dhe Italia mund të operojë sipas dhe pjesës ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi.
Dhe refugjatët, ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do seleksionohen midis atyre që kanë të drejtë dhe jo. Si për numër popullsie refugjatesh kemi një kapiencë 3000 persona sipas një regjimi të caktuar. Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks në vit mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe që mund të alternohet si më pak ose më shumë dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatëzanë dhe grupet e tjera vulnerabël. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italiane.
Në portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të seleksionimit, do të realizohet një qendër e pritjes dhe të screening dhe do të ketë një strukturë tjetër që janë në vazhdimësi të kësaj strukturës së parë të parë të screening. Pastaj pjesa shqiptare do të merret me gatishmërinë e observimit dhe ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit tonë.
Pastaj marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi, kemi qellim që të jetë operative në pranverën e ardhshme. Dua të them gjithashtu që jam shumë e kënaqur me punën që kemi bërë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, mikun tim. Dhe falënderoj të gjithë ministrat këtu të pranishëm gjithashtu dhe ambasadën, gjithashtu dhe ministrin e jashtëm Tajani dhe konsideroj këtë një marrëveshje me një frymëmarrje të gjerë europiane.
Dëshiroj të them që kjo marrëveshje tregon se mund të bashkëpunohet në frontin e menaxhimit të flukseve të refugjatëve si duhet dhe duhet të bashkëpunojmë me një frymë europiane. Dhe kjo do të thotë që Shqipëria, jo vetëm që konfirmohet një mike e Italisë, por edhe e BE. Edhe pse nuk është formalisht pjesë e BE, por është kandidate për hyrjen në BE, sillet, ka një qasje sikur të jetë tashmë një vend i BE.
Një prej arsyeve pse unë jam shumë krenare wshtw sepse Italia është një nga protagonistët kryesore të mbështetjes të Shqipërisë për hyrjen në BE. Dhe nuk dua ta përshkruaj si zgjerim, por si një rikualifikim.
Besoj që Ballkani Perëndimor është një vend europian dhe qysh nga fillimi e kemi mbështetur këtë ribashkim të Europës dhe kjo marrëveshje që kemi bërë sot është shumë e rëndësishme, por është dhe një marrëveshje inovative sepse mbi bazën e këtij bashkëpunimi mund të lindin edhe iniciativa të tjera dhe do ta bëjmë në mënyrën më të qartë dhe më të bukur, si një model për të ndjekur mënyra dhe modalitete të tjera të bashkëpunimit.
Përshëndes Kryeministrin Edi Rama, Shqipërinë dhe kjo mund të jetë një faqe e re e një bashkëpunimi strategjik dhe një miqësi shumë e lumtur.