Vizita në Tiranë, ja çfarë i kërkoi Ramës Sekretari i Jashtëm Britanik

 

Sekretari i Jashtëm Britanik pas takimit dhe bisedimeve me kryeministrin Edi Rama, në Tiranë, ashtu si edhe me ministrin e brendshëm Tahiri, në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet mes Londrës dhe Tiranës, ngriti edhe disa shqetësime.

Sipas “Shropshirestar”, rreth 60 kriminelë shqiptarë depërtohen çdo muaj nga Mbretëria e Bashkuar mbi bazën e një marrëveshje që është nënshkruar për transferimin e lirë të të burgosurve në vitin 2013, mes dy vendeve. Shumica prej tyre akuzohen për përdhunime, dhunë dhe trafik droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu ai ngriti si problem edhe alarmin e rritje së trafikut të fëmijëve në Britaninë e Madhe, që më pas shfrytëzohen kryesisht për prostitucion.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mr Hammond para vizitës në Qipro, zhvilloi disa takime në Ballkan me qëllim forcimin e marrëdhënieve me shtetet ballkanase, për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon,” – thuhej në njoftimin e Ministrisë së Jashtme britanike.

Shqipëria kërkon të anëtarësohet në BE  dhe është vend kandidat prej vitit 2014. Hammond ka kërkuar më tepër reforma për sigurinë dhe prioritetet që të ketë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar “për të arritur më shpejt standardet e kërkuara nga BE.”

A.M/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?