Vizita në Tiranë, kryediplomati grek Dendias poston foton e drekës me Ramën
Kryediplomati grek, ministri i Jashtëm Nikos Dendias, ka treguar se është pritur nga kryeministri Edi Rama në një drekë pune, teksa në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, perspektiva evropiane dhe zhvillimi i mëtejshëm rajonal. “Në përmbytllje të vizitës time në Tiranë, u prita në një drekë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në fokus të takimit tonë ishin marrëdhëniet bilaterale, perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe zhvillimi dhe bashkëpunimi rajonal”.
Concluding my visit to #Tirana, I was hosted today for a lunch by #Albania PM @ediramaal. Bilateral relations, 🇦🇱 ’s #EU perspective & regional developments in focus. pic.twitter.com/TTGaCQGQKo
— Nikos Dendias (@NikosDendias) December 21, 2022