“Vjen era vjedhje”, Basha: 17 procedura nga Rama brenda ditës për inceneratorët (VIDEO)
Në një konferencë për mediat nga selia blu këtë të dielë, kryetari i PD-së Lulzim Basha pasqyroi gjetjet e hetimit të Komisionit që lidhet me aferën e inceneratorëve. Basha tha se qeveria ka bërë 17 procedura shtetërore për incineratorët duke dhënë 23 mln euro pagesa paradhënie.
Po ashtu ai deklaroi se të gjitha këto procedura nuk kanë mundësi të jenë bërë pa dijeninë dhe miratimin e kryeministrit Edi Rama.
“Një amvisë në shtëpi, sheh dy tre dyqane për të blerë tenxhere për të parë se ku janë më lirë. Këta me paratë tuaja brenda një dite kanë bërë 17 akte shtetërore. Që për t’i dhënë një letër zyrtare të vërdallisin nja një javë; Këta për një ditë kanë bërë 17 akte zyrtaere. Kanë hapur ofertën, përcaktuan fituesin dhe bënë gati paratë.
Dhanë 23 mln euro paradhënie vetëm me një ofertues, me zero përvojë. Tani e shohim njëri-tjetrin përmes ekranit dhe e dëgjojmë dhe tashmë ekrani nuk ofron mundësinë e nuhatjes.
Kur dëgjoni këtë fakte, çfarë ere ju vjen, çfarë ere e qelbur ju vjen. Për një copë letër ju vërdallisin, për një ditë kalojnë 17 akte zyrtare pa një garanci. Shpallin fituesin brenda një dite kur ësghtë bërë oferta. Japin 23 mln euro nga paratë tuaja”.