Vjosa Osmani fjalim në Kuvend: Do kërkoj fort, historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet mend e rikujtohet

Presidentja e Kosovës në detyrë Vjosa Osmani po mban fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Do kërkoj fort që historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet mend e të rikujtohet. Historinë ne e kemi në krah dhe rrugëtimin e bëmë me miqtë tanë të shumtë që qëndruan krah nesh. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj dhe koncesione të tjera. Serbia duhet të pendohet të kërkojnë falje, të dënohet dhe jo të shpërblehet. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo”, deklaroi Vjosa Osmani.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa është pritur nga kryeparlamentari dhe deputetët shqiptarë. Teksa i pari që foli në sallë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Komisoni i Posaçëm do të japë një vendim të drejtë.

“Mbështesin UÇK-në, ata që janë në anën e drejtë. Keni gjithë mbështetjen e solidaritetin tonë. Komisioni posaçëm ka nisur nga puna dhe do të nisë shumë shpejt për një vendim. Jam i bindur që në emër të UÇK do të dimë të mbrojmë drejtësinë dhe dinjitetin e kësaj ushtrie, në shërbim të popullit të vet.”, tha Ruçi.

Ndërkohë, Vjosa Osmani tha nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria ëndrra jonë e përbashkët e qytetarëve kosovarë.

“Ky komb i lashtë ka dhënë shumë për qytetërimin europian. Shqipëria është vetëm atdheu i bashkëvëllezër dhe bashkë motrave, por është ëndrra jonë e përbashkët. Këtu na solli sakrifica e qytetarëve, civilëve të vrarë dhe shumë të pagjetur. Dua t’i thërras të rinjtë e vendeve tona, që të ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë se ëndrrat do të jetësohen. Ata do të jenë aty ku dihen, në majat më të larta të profesionit. Kosova dhe Shqipëria do të kenë ndryshim nëse shfrytëzojnë kapacitetin e 50% të të rinjve. Ftoj deputetët që janë në këtë dhomë dhe ata jashtë saj, që të kultivojnë mundësinë për ecjen e të rinjve. Kosova s’mund të shpërblejmë Serbinë me territore”, tha Osmani.

SHKARKO APP