Vjosa Osmani pret nesër (e enjte) kryeministrin Rama, Presidenca e Kosovës jep detajet
Sipas njoftimit të Presidencës kosovare bëhet e ditur se takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Edi Rama është paraparë të nis nesër (e enjte) në orën 16:00 në Prishtinë.
“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftim e Presidencës.
Kryeministri Edi Rama do të nisë një tur ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit. Pas kushtëzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që takimi mes tyre të ndodhë vetëm në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, duket se Rama nuk ka ndryshuar pozicion dhe se takimi nuk do të mbahet.
Pra kryeministri Kurti nuk e pret kryeministrin Rama.