Vjosa Osmani, Talat Xhaferi e Vuçiç, kush janë liderët që marrin pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë
Liderët e rajonit mblidhen sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet kryesisht për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, si edhe për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Mësohet se emrat e udhëheqësve të cilët marrin pjesë në këtë takim janë si më poshtë:
-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
-Vjosa Osmani– Presidente e Kosovës
-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
KOHA JONË SONDAZH

