Vlahutin: Hapa të rëndësishme për plotësimin e Reformave, jo hapa prapa
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, i ka dorëzuar kryeministrit Rama, progres-raportin e BE për Shqipërinë. Sipas saj, këto arritje bindën Komisionin Europian që t’i rekomandojë Shqipërisë çeljen e negociatave.
Në një deklaratë për mediat, ajo tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë, ndërsa vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nga ana tjetër, kryeministri tha se KE vlerësoi progresin e reformave. Ai shtoi më tej se do të vijojë beteja për të çuar përpara reformat
KOHA JONË SONDAZH

