Vlahutin: Ja roli i Priebes në veting­un e gjyqtarëve

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetaren, Ilva Tare, në emisionin “Tonight” që do të transmetohet në sonte në mbrëmje në Oranews, ka sqaruar lidhur me rolin që do të ketë Reinhard Priebe, në procesin vetting­ut ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Sipas saj, Priebe ka njohuri shumë të mira për gjithë rajonin dhe procesin e zgjerimit dhe i është kërkuar atij që të ndihmojë për të bërë vetingun në mënyrën e duhur.

“Nuk ka zyrë në Bruksel që të jetë krijuar dhe të udhëhiqet nga zoti Priebe, është gjë tërësisht tjetër. Është një mekanizëm bashkërendimi, i cili përfshin kolegët tanë në selinë qendrore që vjen nga drejtoria e përgjithshme e zgjerimit dhe nga drejtoria e përgjithshme e drejtësisë. Ata kanë ftuar zotin Priebe i cili ka qenë zyrtar, ka dalë në pension dhe ka njohuri shumë të mira për gjithë rajonin dhe procesin e zgjerimit dhe i është kërkuar atij që të ndihmojë për të bërë vettingun në mënyrën e duhur. Ai është edhe jurist, konstitucionalist, është ish-gjyqtar, kështu që sjell me vete njohuritë e veta ligjore, por ka përvojë të drejtpërdrejtë me zgjerimin, kështu që në një farë mënyre, ai është ekspert dhe po ndihmon për t’i bërë gjërat”, ka deklaruar Vlahutin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?