Vlahutin: Miratimi, vetëm suksesi i parë. Le t’i kthehemi punës!

“Një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë” e quan ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin procesin e hartimit negocimit të reformës në drejtësi e cila në orët e para të 22 korrikut mori votat e 140 deputetëve.
Përmes një mesazhi personal ambasadorja e BE-së e cila ka qenë negociatore së bashku me ambasadorin e SHBA-së Donald Lu përcjell një mesazh falenderimi “për punën e madhe dhe partneritetin besnik” që u tregua.
Ndërkohë më parë ambasadori i SHBA-së, Donald Lu përgëzoi parlamentin “për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe”.
“Por ky është vetëm suksesi i parë mes shumë suksesesh të tjera që duhen të arrijmë së bashku për dobinë dhe mirëqenien e popullit shqiptar” nënvizon zonja Vlahutin në mesazhin e saj personal të cilin e mbyll duke thënë: “Le t’i kthehemi punës!”
Mesazh i plote personal i Romana Vlahutin:
“Një falënderim të madh nga thellësia e zemrës,
Stafit të Delegacionit dhe misionit Euralius, kolegëve në Bruksel, deputetëve të Parlamentit Europian, anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar per Reformen ne Drejtesi dhe Kryetarit të tij Z. Xhafaj, gjithë njerëzve me vullnet të mirë nga forca të ndryshme politike, anëtarëve të shoqërisë civile, si dhe kolegëve të mi amerikanë, sidomos Ambasadorit Lu, për punën e madhe dhe partneritetin besnik në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë që na çoi në miratimin e suksesshëm të reformës në drejtësi.
Por ky është vetëm suksesi i parë mes shumë suksesesh të tjera që duhen të arrijmë së bashku për dobinë dhe mirëqenien e popullit shqiptar.
Le t’i kthehemi punës!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?