Vlahutin: Reforma në Drejtësi do të zbatohet

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka qenë e pranishme sot në një takim në Kukës, nga ku ka folur mbi Reformën në Drejtësi, për të cilën ka kërkuar zbatim të padiskutueshëm.

Duke argumentuar se këtë reformë e duan qytetarët dhe rrjedhimisht ajo nuk mund të shpërfillet nga politikanët, Vlahutin  shprehet se “sa më shumë Shqipëria t’i afrohet BE-së, aq më të rrepta do të jenë kërkesat” e kësaj të fundit ndaj vendit tonë.

“Kjo është reforma më e madhe që Shqipëria ka ndërmarrë ndonjëherë, ndaj dhe do të duhet të zbatohet sa më shpejt, e për këtë nuk ka kthim prapa”, shprehet Vlahutin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?