VOA: Abuzimet në tender, shkon për gjykim çështja ndaj ish-drejtuesve të Bashkisë së Bulqizës

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi sot se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 8 ish drejtuesë dhe ish zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës për abuzimet me një tender të vitit 2021 të zhvilluar nga kjo bashki.

Ata u arrestuan në mars të këtij viti së bashku me drejtuesit dhe administratorët e tre kompanive private, Rasim Daci, pronar i “England shpk”, Aqif Konesha i “OE 2AF Albania shpk”, dhe Kastriot Ibrahimaj, administrator i kompanisë “BE-IS shpk”. Përveç tyre u arrestua dhe mbikqërësi e drejtuesi teknik i punimeve.

Ish kryebashkiaku socialist Lefter Alla, i zgjedhur në qershor të vitit 2019, zëvendësja e tij Enkeleda Lleshi dhe 6 ish zyrtarët e tjerë, ish anëtarë të Njesisë së Prokurimit, dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për “Shkelje të barazisë në tendera” dhe “Shpërdorim të detyrës” në lidhje me procedurat e ndjekura për garën e shpallur për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në zonën e njohur si “Lagja e vjetër” të qytetit të Bulqizës, me një vlerë rreth 3 milionë dollarë. Ndërsa drejtuesit e kompanive private dhe dy personat e tjerë tekinkë, akuzohen për “falsifikim të dokumentave”. Për Dacin rëndon dhe akuza e “Korrupsionit aktiv të personit që ushtron funksione publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fituesë të garës u shpallën kompanitë “England shpk”, dhe “BE-IS shpk”, ndërkohë që nga hetimet nga rezultuar se ato kanë shërbyer thejsht si fasadë, pasi punimet janë kryer në të vërtetë nga kompania e Koneshës, i cili, siç vë në dukje Prokuroria e Posaçme “rezulton lidhje e afërt e Kryetarit të Bashkisë Bulqizë”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hetimeve “kjo proçedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike dhe aktet nënligjore pasi nga ish drejtuesit dhe ish zyrtarët e Bashkisë janë ndërmarrë veprime aktive te kundërligjshme, të cilat konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin e fituesit”.

Po ashtu nga hetimi “u provua se nga subjekti i shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi ishin kryer pagesa monetare në favor Erion Isakut, i cili kishte cilesinë e anëtarit te Komisionit te Prokurimit Publik në këtë procedure”.

Prokuroria e Posaçme, deklaron se “edhe gjatë fazës së zbatimit të kontrates janë evidentuar shkelje ligjore, pasi provohet tej dyshimit të arsyeshëm, mbështetur në prova, që Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi me mos-veprime, lidhur me punimet qe janë bërë de facto nga shoqëria e Aqif Koneshës, e cila nuk përmbush kushtet dhe kriteret për kryerjen e këtyre punimeve, kanë cënuar interesat e ligjshëm të shtetasve, pasi subjekti i cili ka kryer de facto punimet nuk gëzon licensat e nevojshme për kryerjen e punimeve specifike për ujesjellësin që është një objekt me rëndësi jetike për qytetarët, ndaj mungesa e liçencave profesionale nuk garanton standartin me të lartë shëndetësor të qytetarëve”.

Drejtuesit e kompanive private të përfshira, si dhe nga mbikqyrësi dhe drejtuesi teknik i punimeve, rezulton sipas hetimeve, se “kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, duke pasqyruar faktin e rremë se punimet jane kryer nga firma fituese. Po ashtu, dhe aktet që dokumentojnë kryerjen e punimeve/mbikqyrjen e punimeve janë përpiluar në kohë të ndryshme nga data që pasqyrojnë realisht në dokumentet e zbatimit”, shpjegohet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?