VOA: Brexit mund ti shkëpusë Britanisë, Irlandën e Veriut

Nga “Zëri Amerikës”/

Kryeministri britanik Bors Johnson po përpiqet tu mbush mendjen ligjvënësve që të mbështesin marrëveshjen për Brexitin që ai nënshkroi me Bashkimin Evropian, para një sesioni të posaçëm që po zhvillohetsot në Parlamentin britanik. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell njofton nga Brukseli se Bashkimi Evropian po bën ç’është e mundur që të Britania të largohet pa shumë zhurmë.

TEXT Pas arritjes së marrëveshjes për Brexitin në Bruksel, sot beteja është zhvendosur në parlamentin britanik. Konservatorët e Kryeministrit Boris Johnson kanë nevojë për dhjetë vota nga aleatët e tyre, Partia Unioniste Demokratike e Irlandës së Veriut, që mund të jenë vendimtare.

Por droja se marrëveshja e tërheqjes e negociuar nga zoti Johnson, mund të minojë lidhjen e Irlandës së Veriut me Mbretërinë e Bashkuar, mund të bëjë që ata të votojnë kundër saj. Udhëheqësja e Partisë Demokratike Unioniste Arlene Foster foli për median para votimit të së shtunës.

“E shtuna nuk është fundi dhe madje as fillimi i fundit sepse kemi një gamë të gjerë çështjesh që duhen sheshuar brenda marrëveshjes së tërheqjes.”

Kryeministrit i lind nevoja që të bindë disa ligjvënës të opozitës që ta mbështesin atë. Por partitë e opozitës druhen se marrëveshja e re e largimit mund t’i japë Kryeministrit Johnson një liri të madhe mbi rregullat dhe të drejtat e punonjësve. Vetëm disa ligjvënës laburistë pritet të votojnë për marrëveshjen.

Nëse humbet, sipas ligjit, Kryeministri Johnson duhet të kërkojë zgjatje nga BE , diçka të cilën ai vazhdimisht e ka përjashtuar si mundësi. Po ashtu nuk mungon as ngurrimi mes disa udhëheqësve të Bashkimit Evropian. Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur qartë.

“Nuk mendoj se duhet bihet dakord për ndonjë zgjatje të re.”

Por do të ketë pengesa edhe nëse miratohet marrëveshja për largimin. Joelle Grogan është me Universitetin Middlesex.

“Duhet miratimi nga Parlamenti që të bëhet ligj në Mbretërinë e Bashkuar. Mund të shohim shumë ndryshime tek ai akt parlamentar, ndoshta që mund të kërkohet një tjetër referendum.”

Por kjo mund të mos pritet mirë në Bruksel, thotë analistja Larissa Brunner me Qendrën Evropiane për Politika.

“Gjatë tre viteve të fundit janë shtuar shumë nivelet e polarizimit në Britani dhe se një fitore e ngushtë nuk mund të zgjidhë këtë problem. Kjo do të nënkuptojë për Bashkimin Evropian se Mbretëria e Bashkuara do të jetë një vend anëtar shumë i vështirë. Pra politikisht qeveritë nuk do të jenë në gjendje të pajtohen për integrime të metejshme në BE.”

SHKARKO APP