Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Tensione në parlamentin shqiptar, opozita tenton të bllokojë mbledhjet

Politikë E mërkurë, 1 Nëntor 2023 19:49
VOA: Tensione në parlamentin shqiptar, opozita tenton të bllokojë mbledhjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri, tensioni mes opozitës dhe shumicës vijon të mbetet i lartë, me një grup deputetësh demokratë të cilët sot bllokuan fillimisht zhvillimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku ishte parashikuar prezantimi i projekt buxhetit të vitit të ardhshëm nga ministri i Financave Ervin Mete.

Deputetët e opozitës u vendosën përpara dyerve të sallës ku do të zhvillohej takimi duke mos lejuar hyrjen e askujt, ndërsa debate me tone të larta u zhvilluan mes tyre dhe përfaqësuesve të shumicës. Përplasjet e sotme pasojnë ato të dy ditëve më parë në seancën parlamentare ku pati dhe një konflikt fizik mes deputetit demokrat Gledion Nallbati dhe atij socialist Vullnet Sina, i cili nuk u lejua të mbante diskutimin e tij. Për pasojë ndaj 6 deputetëve të opozitës u mor masa e përjashtimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 20 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Deputeti Gazmend Bardhi, një prej të përjashtuarve, pati debate të ashpra me kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla në korridoret e parlamentit. Më herët një grup deputetësh të opozitës hynë me forcë në zyrën e zonjës Nikolla, ndërkohë që ajo nuk ishte aty. Ndërsa mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, fillimisht u shty dhe deputetët u shpërndanë, për ta zhvilluar pasdite seancën e tyre online.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deputetët e opozitës kanë deklaruar se nuk do të lejojnë zhvillim normal të seancave parlamentare apo të punës në Komisione, derisa, siç shprehen, të respektohen të drejtat themelore të tyre. Ata akuzojnë shumicën për refuzimin e ngritjes së disa komisioneve hetimore, apo se po kërkon të imponojë përfaqësuesit e opozitës në komisionin e Posaçëm të Reformës zgjedhore. Zoti Bardhi deklaroi sot se i njejti qëndrim bllokues i opozitës do të mbahet dhe gjatë seancës së nesërme të parlamentit. “As seanca e nesërme dhe as një komision parlamentar nuk ka për të funksionua, përsa kohë nuk lejohet të funksionojë opozita e vendit. Nuk po kërkojmë të zëmë as karriken e Lindita Nikollës, as të zëmë karriket kolegëve të shumicës. Po kërkojmë të drejtat tona, po kërkojmë të ushtrojmë mandatin që na kanë dhënë qytetarët e ndershëm të këtij vendi”, tha zoti Bardhi.

Ish kryeministri Sali Berisha nga ana e tij u shpreh se gjithshka ishte pasojë e faktit se “pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlament ishte absolutisht fiktive. Nuk mund të rrimë në parlament si rrogëtarë dhe të mos përmbushim misionet për të cilat na kanë votuar qytetarët. Ndaj dhe sot, grupi bllokoi mbledhjen e kryesisë me kërkesën: të plotësohen kërkesat tona kushtetuese”, theksoi zoti Berisha duke përsëritur paralajmërimin se “ky është vetëm fillimi. Ta dijë Edi Rama”.

Zoti Berisha dhe mbështetësit e tij, që prej muajit shtator janë bashkuar me zotin Bardhi dhe deputetët e tjerë pranë tij, duke përbërë numrin më të madh të parlamentarëve të zgjedhur nën emrin e PD-së në zgjedhjet e vitit 2021. Zoti Lulzim Basha, i cili ka siglën zyrtare të PD-së ka mbetur me një numër të kufizuar deputetësh. /VOA/

Etiketat e lidhura

KuvendPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 8 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 13 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.