Vokshi: Shëndeti i gruas, prioritet për shoqërinë

Të kujdesesh për trupin tënd nuk është turp nuk është tabu. Një grua me shëndet siguron një mëmësi të shëndetshme, një familje të fortë”, u shpreh VOkshi.

Mbrojtja e gjirit duhet të bëhet temë e diskutimeve në shtëpi, në takime, dhe kudo mes ju zonjave dhe nënave, sugjeroi Vokshi. Ajo shprehu keqardhjen që politikat shdetësore të qeverisë nuk po sigurojnë përkujdesje dhe trajtim shëndetësor falas për këtë cështje, por qeveria ka thjesht retorikë dhe ironi falas.

Kryetarja e LDGSh siguroi se gratë në cdo bashki e komunë sado të largët të Shqipërisë, do kenë mbshështetjen dhe ndjekjen në vijmësi të LDGSh për mbrojtjen e shëndetit te tyre dhe të problemeve që lidhen me të drejtat e tyre. 

Mjekja e Spitalit Amerikan, Emiljana Huti, tha se kanceri i gjiirit si sëmundja e dytë  që shkakton vdekshmërinë e grave është plotësisht i shërueshëm kur kapet në fazat e para.

Mjekja Huti  tha se kontrollet periodike tek Mjeku i familjes, janë parandaluesi kryesor i sëmundjes. Gratë nën 40 vjec duhet të bëjnë eko dhe ato mbi 40 vjec duhet t’i drejtohen mamografive.

Në këtë fushatë ndërgjegjësimi morën pjesë dhe deputetet Majlinda Bregu, Jorida Tabaku dhe Mesila Dada. Deputetet theksuan se shëndeti gruas duhet të jetë prioritet për shoqërinë për shtetin dhe pikëspari për vetë ato.

Në fund të takimit ambulanca e Spitalit Amerikan dhe mjeket e pranishme organizuan konsulta dhe shpërndanë kupona falas për mamografi. 

 

SHKARKO APP