Voltana Ademi: Do të jem në Kuvendin e 11 dhjetorit. PD në krizë demokracie

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka konfirmuar se do të jetë në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor nga firmat e delegatëve. Në një intervistë për ”Radar Informativ”, Ademi theksoi se Partia Demokratike ka probleme me demokracinë e brendshme.

“Unë e kam thënë edhe në studio që mbledhja është e vlefshme dhe e domosdoshme. Ne po vijmë mbi heshtjen e dakordësuar. Duke qenë kryetare e bashkisë datoj në PD që në vitin 1996. Nuk më kanë shteruar forcat për një demokraci të brendshme.

Unë e di çfarë do të bëhet me 11 dhe në 18 do të presim. Unë do të jem në datën 11, 18 nuk e kam qartësuar.

Mendoj se kemi probleme me demokracinë e brendshme. Kemi probleme me përfaqësimin dhe të ndërtojmë një diskutim ku të gjithë ne duhet të flasim. Nuk di nëse do ta arrij 11 apo 18”.

SHKARKO APP