Voltana Ademi i jep pronat për zyra LSI-së
Kandidatja e PD-së për Bashkinë Shkodër, VoltanaAdemi i ka dhënë në përdorim si zyrë elektorale një pronë të saj Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ky lajm i pazakontë është transmetuar nga persona, të cilët janë pjesë e LSI-së në Shkodër.
Ademi, kandidate e PD-së në kryeqendrën e Veriut, mësohet ti ketë dhënë LSI-së një zyrë në katin e tretë të një godine në pronësi të familjes së saj, raporton JavaNeës.
Nga LSI-ja e Shkodrës kanë komunikuar se Ademi ka pranuar që pronën e familjes së saj ta japë për zyrat e partisë së tyre, duke thënë se “mesa duket Ademit i pëlqen Lëvizja Socialiste për Integrim”.