Voltana Ademi: Viti 2013 ka qenë një traumë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka treguar për vështirësite e saj si grua në politikë.

Në Lidhjen Demokratike të Gruas, ajo ka deklaruar se viti 2013 kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme ka qenë një traumë pasi jo vetëm ajo, por të gjithë janë përballur me krimin, ashtu sikundër sipas saj, po përballen edhe sot.

“Në vitin 2013 e them me bindje të plotë ka qenë një traumë e vërtetë përjetimi i zgjedhjeve të asaj kohe ku pjesë e listës, ne gratë bashkë me burrat përballeshim me një situatë të vështirë që lidhej me procesin zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë e tmershme në atë kohë dhe vazhdon të jetë sot, përballja me krimin, me parate e pista, të drogës në një proces ku qytetarët janë dhunuar dhe dhunohen për të mos ushtruar të drejtën e votës dhe sigurisht gratë në këtë kontekst kanë presionin më të madh. Që në atë moment unë kam thënë: Ia vlen që unë të punoj në politikë, kur përballja nuk është e lehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E njëjta histori është përsëritur në 2015 dhe fatkeqësisht kryetarët e bashkive, sidpomos gratë janë përballur me një dhunë të vërtetë popullore për të shembur të drejtat dhe liritë e votës.

Është e vështirë, por gratë munden.

Ka qenë e mundur të fitojmë disa bashki, por që bërballen me këtë problematike që sa vjen dhe rritet.

Ngjarjet e ditës kanë qenë një dëshmi tjetër e asaj kurbe rritëse në fakt të një presion politik, pushtetar, kriminal. E them të pardorimit të parave të drogës dhe përdorimit të pushtetit në mënyrë të dhunshme”, tha Ademi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?