Presidentja e Komisionit Europian: Shqipëria ka bërë Reforma të shkëlqyera, ju jeni lider të Energjisë së Rinovueshme!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nisi pasditen e të enjtes vizitën e saj dyditore në Tiranë, ku u prit me një ceremoni shtetërore nga Kryeministri Edi Rama. Pas saj, të dy u zhvendosën brenda ambienteve të kryeminsitrisë, ku pas një takimi po mbahet edhe një konferencë për mediat.
Ursula von der Leyen u shpreh se Shqipëria është shembulli më i mirë i tranzicionit të energjisë së pastër, duke marrë si referencë hidrocentralin e Vaut të Dejës.
“Plani për investimet në Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri janë mobilizuar investime 1.4 miliardë eurosh me fokus te tranzicioni i energjisë së pastër. Është e rëndësishme që partnerët tanë të jenë pjesë e kësaj nisme, por për Shqipërinë nuk ka për të qenë sfidë shumë e madhe sepse ju jeni lider në këtë fushë ndaj ne po punojmë me ju për projekte që mund ta fuqizojnë këtë lidershipin. Në fushën e energjisë që rinovueshme, për shembull kemi hidrocentralin e Vaut të Dejës, i pari në rajon. Kemi dhe një plan prej 50 milionë euro për eficensën e energjisë, për karikimin e makinave elektrike si dhe planet për autobusët eklektikë për Tiranën.
Është dhe një projekt i veçantë, për Kampusin e kolegjit të Europës, ju e patët këtë ide të shkëlqyer i dashur Edi dhe ne dëshironim ta bënim realitet. Zyrtarisht do hapim vitin akademik për grupin e parë të studentëve. Këta të rinj janë udhëheqësit e rinj të Europës, kjo do të thotë që e ardhmja e Europës po formësohet me këta të rinj në Shqipëri”, tha Von der Leyen .