”Vora nuk meriton keqtrajtimin”/ Basha: Votoni Ymer Markun për një ndryshim që sot është më i nevojshëm se kurrë

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që do të mbahen për gjashtë bashki. Sot kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi takime me qytetarët të Vorës së bashku me kandidatin e PD-së, Ymer Markun. Përmes një postimi në facebook, Basha thekson se Vora nuk e meriton keqtrajtimin dhe harresën, ndaj bën thirrjen që më datë 6 mars, të votohet Ymer Marku për një ndryshim që sot është më i nevojshëm se kurrë.

Postimi i plotë

6 marsi është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Vorës, që me votën e tyre për kandidatin e Partisë Demokratike, Ymer Marku, do të zgjedhin t’i japin sërisht jetë qytetit, për t’u ndarë nga e keqja dhe modeli i dështuar i rindërtimit dhe drejtimit të Bashkisë.

Vora nuk meriton keqtrajtimin dhe harresën, prandaj Ymer Marku, me përkushtimin dhe përvojën e tij, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, për një ndryshim që sot është më i nevojshëm se kurrë. Vota për Ymer Markun dhe për Partinë Demokratike, është votë për veten tuaj.

Voto Partia Demokratike

Voto Ymer Marku

Voto Nr. 3

SHKARKO APP