Vota e diasporës, Celibashi: Drafti për konsultim tek partitë politike

Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi tha ditën e sotme se draft për votën e diasporës është përcjellë për konsultim tek partitë politike dhe përfaqësuesit e diasporës. Ai u shpreh se shpreson që nga fundi i javës të vendoset se çfarë do të ndodhë me këtë çështje.

“Draftin për votën e diasporës e kemi përcjellë për konsultim tek partitë politike dhe përfaqësuesit e diasporës. Shpresoj qe​ fundi javës tjetër, të jetë momenti kur rregullatori të shqyrtohet projekt aktin për votën e emigrantëve lidhur me procedurën për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë në regjistrin përkatës”, tha ai.

SHKARKO APP