Vota e diasporës, Celibashi: Është e pamundur për zgjedhjet e vitit 2025! Kostoja për votë nga 20 deri në 50 euro

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se vota e diasporës nuk do të realizohet nëse Kuvendi nuk përmbyll ndryshimet për Kodin Zgjedhor brenda këtij sesioni parlamentar. Për të janë palët të cilat duhet të vendosin dhe të ndërmarrin ndryshimet brenda korrikut.

”Palët të interesuara për votën e diasporës. Kuvendi i Shqipërisë t’i përmbyllë ndryshimet të paktën për këtë çështje brenda fundit të muajit korrik, nëse nuk do të kemi kuadrin ligjor të plotësuara me siguri të plotë ne nuk do ta realizojmë votimin nga jashtë për zgjedhjet e vitit 2025. Do të jetë thuajse e sigurt që ne nuk mund ta kemi votimin nga jashtë nëse ndryshimet nuk behet në fund të këtij sesioni”,-tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me koston e votës së diasporës, Celibashi tha se ka kosto që fillojnë nga 20 euro, por mund të arrijnë deri në 50 euro. Duke u ndalur në mënyrën e votimit, Celibashi tha se votimi nëpërmjet shërbimit postar është i sigurt, sa kohë që nuk është provuar e kundërta. Nga pikëpamja teknike, shtoi Celibashi procesi është i garantuar.

”Diaspora mund të ketë vende të rezervuara në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe nëse vota e kësaj kategorie votuesish do të përfshihet kur këta votues kanë regjistruesin e gjendjes civile. Personalisht nuk do të preferoja të jepja një gjykimin tim në lidhje me këtë çështje. Në thelb ajo që mund të them është fakt se dy opsionet janë të pranueshme”.

SHKARKO APP