Vota e Diasporës, Çuçi: Jemi drejt dakordësisë me opozitën

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Bledi Çuçi thotë se mazhoranca është drejt dakordësisë me opozitën përsa i përketë votës së disaporës.

Në një konferencë për mediat, Çuçi tha se mazhoranca e ka përcaktuar qartë formulën se si do të votojnë emigrantët, duke theksuar se numërimi i tyre do të bëhet në vendin tonë.

“Grupi i dialogut ka bërë një punë intensive, ka patur diskutime të shumta për disa çështje që na ka lënë detyrë GJK. Sa i takon votës së emigrantëve, megjithë ato diferencat që kemi patur, në lidhje me sistemin që do përdorim për të drejtën e emigrantit për të votuar. Në diskutimet e fundit që kemi patur po gjejmë dakordësi. Ne draftin tonë e kemi, formula jonë është e qartë, do votohet me postë, postën shqiptare ose me ndonjë postë tjetër si ta vendosë KQZ. Kushti i vetëm është që të ketë adresë aty ku jeton apo banon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është e rëndësishme sepse duhet të dërgohet zarfi. Mënyra si do numërohet vota është e qartë, do numërohet aty ku ka rezidenën në Shqipëri shtetasi shqiptar. Për listën ka pasur diskutime me qëllime për arritjen e konsensusit për të adresuar vendimin e GJK. Të gjitha do shkojnë drejt një formule që garanton qartë formulën që ka Kushtetuta”, tha Çuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?