Vota e diasporës, deputeti i PS: Fajin e ka PD! Ne kemi vullnet për zbatimin e saj në 2025

Deputeti i PS-së, Denis Deliu ka komentuar banderolën e ngritur sot nga aktivistë të cilët kërkojnë votën e diasporës në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës plenare. Ai u shpreh se fajtore për vonesën e votës për diasporën e ka PD, e cila me mospraninë në komisionin e Reformës Zgjedhore, bëri që të dështojë puna e komisionit.

”Ne jemi dakord. Shpresojmë që ky votim në 2025 të arrihet që diaspora të marrë pjesë në zgjedhje, por janë disa pengesa.

Pengesë në komisionin për Reformën Zgjedhore ishte Partia Demokratike, kjo e bën gati të pamundur edhe votën për 2025.

Celibashi megjithatë tha dje që është mundësia që të përfshihet diaspora nëse partitë politike bien dakord. Mosprezenca e PD ka bërë që të dështojë puna e komisionit”, tha Deliu.

SHKARKO APP