Vota e diasporës, dështon për herë të dytë miratimi i rregullores në KQZ

Komisioni Rregullator në KQZ dështoi edhe këtë të shtunë që të miratojë rregullat se si duhet të regjistrohen emigrantët për të votuar me postë. Kjo është hera e dytë që ndodh një dështim i tillë.

Mbledhja u shoqërua me debate të ashpra, dhe anëtarët e Komisionit Rregullator nuk e gjetën dot zgjidhjen se çfarë dokumentesh mund të përdorin emigrantët në muajt janar-mars, kur do të hapen regjistrimet online për votën me postë.

Mollë sherri u bënë pasaportat e skaduara, sepse opozita kërkon që ato të pranohen për regjistrimin gjatë muajve janar-mars, me kushtin që t’i kenë rinovuar deri në momentin e votimit në maj. Mbledhja u shty për të hënën, ndërkohë që pas regjistrimin online në KQZ si votues nga jashtë, emigrantët do të çregjistrohen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri.

SHKARKO APP