Vota e Diasporës, Gjiknuri: Varianti më i mundshëm për PS mbetet ai me postë, po e studiojmë

Këtë pasdite u mblodh në Kuvend grupi i dialogut mazhorancë-opozitë për të vijuar diskutimet për votën e diasporës, ku pjesëmarrës ishte edhe kreu-së i KQZ, Ilirian Celibashi. Pjesë e diskutimeve janë mënyra e votimit, çështja e regjistrimit të votuesve nga jashtë, si dhe siguria e votimit.

Platforma përbëhet nga dy komponentë. Njëra ka të bëjë me procedurën e regjistrimit të votuesve nga jashtë përmes një aplikacioni që administrohet nga KQZ. E dyta ka të bëjë me dërgimin e fletës së votimit, përmes këtij aplikacioni.

Partia Socialiste i qëndron votimit të diasporës me postë. Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes, tha se ky është variant më i mundshëm.

”Varianti më i mundshëm dhe potencial për tu parë mbetet variant klasik me postë dhe regjistrimi përmes një sistemi që krijon transparencë. Baza është sistemi i gjëndjes civile. Çdo deklarim adrese do të reflektohet në sistemin e gjëndjes civile. KQZ mund të përdoret si broker për të komunikuar me ata që shprehin dëshirën. PS është me parimin cdo qytetar shqiptar që jeton jashtë”.- tha Damian Gjiknuri.

SHKARKO APP