Vota e diasporës/ Rama takim me shqiptarët në SHBA, shpjegon se si do të funksionojë në 2025

Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave shqiptare në SHBA, kryeministri Edi Rama foli edhe për votën e diasporës që pritet të implementohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare 2025. Rama tha se vota e diasporës u realizua pas shumë vitesh përpjekje, ndërsa u ndal edhe në detaje duke shpjeguar se si do të funksionojë.

”Të gjithë shqiptarët që janë jashtë dhe që kanë dëshirë të marrin pjesë në procesin zgjedhor kanë të drejtën dhe kanë mundësi të votojnë përmes një sistemi të thjeshtë besoj, që s’është si këtu në Amerikë, ku për të votuar duhet të regjistrohesh.

Në momentin që regjistrohesh, në rastin e këtij sistemi që ne kemi, të vjen zarfi, ti aty brenda ke fletën e votimit, shënon në kutinë që dëshiron, shprehjen e vullnetin tënd, mbyll zarfin dhe e poston mbrapsht. Në sistemin tonë vota shkon aty ku ke vendbanimin e regjistruar në Shqipërisë, pra aty ku figuron në listën e zgjedhësve.

Në rast se do të shkoje fizikisht dhe numërohet si pjesë e votave të atij qarku ku bën pjesë bashkia, nga ku buron emri yt si rezident në Shqipëri, pra në atë adresë ku je i regjistruar në Shqipëri dhe ku ke vendbanimin”,– tha Rama.

SHKARKO APP