Vota e Diasporës, Topalli: Ka shumë shqiptarë pa dokumente në Amerikë dhe Kanada

Partitë vijojnë takimet me diasporën në përpjekjen për t’i kërkuar votën për zgjedhjet e 11 majit. Jozefina Topalli thotë se në Amerikë dhe Kanada ka shqiptarë të cilët nuk kanë asnjë dokument. Për të ky problem kërkon zgjidhje ligjore.

“Në Amerikë dhe në Kanada, një pjesë shumë e rëndësishme nuk kanë dokumente shqiptare. Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë letra, është një numër shumë i lartë. Janë edhe disa që janë në Europë që i kanë skaduar dokumentet dhe kjo mund të riparohet, por ata kanë një problem të shtrirë në kontinentin amerikan që nuk kanë dokumente. Kjo kërkon zgjidhje ligjore dhe uroj të mos ja heqin të drejtën për të votuar”, u shpreh Koordinatorja e PD-së për diasporën në një intervistë në emisionin “Zëri i Diasporës” në RTSH 24.

Për shqiptarë që jetojnë në Europë, Topalli u shpreh se problemi me adresat e banimit po i pengon ata të regjistrohen në platformën PER. ”Pse nga 100 mijë kërkesa, 40 mijë të mos pranohen. Është 60 me 40%, gabimet mund të jenë deri në 5% maksimumi, të shkojë deri në 40%, rrezikon shumë. Ndodh që kryefamiljari regjistrohet, vendos dokumentin e pronësisë dhe i pranohet, aplikon fëmija dhe vendos të njëjtën adresë, nuk i pranohet”, deklaroi Topalli.

Vota e diasporës, Topalli: Në SHBA dhe Kanada, një numër shumë i lartë shqiptarësh janë pa dokumente

SHKARKO APP