FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vota e emigrantëve, Balla-opozitës: Votoni aktin normativ që mundëson financimin e këtij hapi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulant Balla nga seanca plenare në Kuvend, i ka bërë thirrje opozitës që të votojë aktin normativ për t’i dhënë fondin që i duhet KQZ-së për ngritjen e një regjistri për mundësimin e votës së emigrantëve. ”Votimi i aktit normativ mundëson financimin e këtij hapi të rëndësishëm nga autoriteti i ngarkuar me ligj për organizimin e zgjedhjeve”, tha Balla. Ai tha se për krijimin e regjistrit, duhet që KQZ t’i propozojë rregullatorit, rregullatori me një shumicë të cilësuar do të përcaktojë procedurën mbi të cilën të ngrihet regjistri. Po ashtu Balla shtoi se shqiptarët e diasporës ata duhet të regjistrohen, ndërsa njoftoi se procesi i regjistrimit fillon 120 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe mbyllet 60 ditë para ditës së zgjedhjeve.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?