”Votim elektronik në Tiranë”, Celibashi kërkon miratimin nga partitë

Partia Socialiste kërkon votimin elektronik për Tiranën në zgjedhjet e ardhshme, por ka hasur në kundërshtimin e opozitës, kreu i KQZ Ilirian Celibashi dha sinjalet e para të pëlqimit për votim elektronik edhe në kryeqytet.

”Kemi patur një komunikim formal me partitë politike në lidhje me këtë çështje. Deri në momentin që flasim nuk e kemi dakortësinë e të gjitha palëve. Kjo është një gjë që duhet ta kemi në konsideratë ne si institucion për shkak të sensibilitetit që ka kjo mënyrë votimi. Është e domosdoshme të kemi një opinion të partive politike në lidhje me këtë. Ne nuk kemi vendosur akoma dhe nuk di të them sot nëse do të duhet ta marrim këtë vendim për të konsideruar komponentin të pëlqimit ose mos pëlqimit politik duke vlerësuar sa kjo shkon në respektim apo mos respektim të ligjit”, tha Celibashi.

Në Komisionin Parlamentar Çështjet Ligjore, Celibashi shpjegoi se është e pamundur votimi elektronik në të gjithë Shqipërisë edhe sikur qeveria të financonte të gjithë koston prej rreth 40 milion euro. ”Për fat të keq për kohën që ka ngelur në dispozicion vetëm qarku Tiranës ngelet si opsion për tu zhvilluar. Ose do të jetë një kombinim me dy qarqe të tjera në madhësinë qarku Tiranë një e ngjashme mund të zhvillohet diku tjetër. Do ishte më me dobi për të gjithë zhvillimi i votimit elektronik në qarkun Tiranë”, tha Celibashi.

SHKARKO APP