Votimet mbyllen në orën 19:00, Celibashi: Vijon pa problematika procesi i zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se në të 6-ta bashkitë po vijon pa probleme procesi i votimit. Celibashi tha se problematika janë evidentuar kryesisht me kamerat e vëzhgimit dhe përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik. Ai bëri me dije se në 5 qendra votimi, identifikimi është bërë manualisht dhe në 15 të tjera është bërë zëvendësimi i pajisjeve.

“Kemi marrë raportime mbi problematikat në disa QV. Në total 13% e këtyre problematikave lidhen me kamerat e vëzhgimit. 73% me përdorimin e PEI, 15% me çështje të administrimit të zgjedhjeve. 40% nga bashkia Shkodër, 30% Durrës, 12% Lushnjë, 9% Dibër, 6% Rrogozhinë, nga Bashkia Vorë nuk ka raportime për problematika.

Për pajisjen e identifikimit elektronik, në 5 qendra votimi identifikimi është bërë manualisht. Në 15 qendra votimi është bërë zëvendësimi i pajisjes elektronike të identifikimit elektronik. Në lidhje me kohën e hapjes së QV, 70% janë hapur në orën 07:00, 25% janë hapur deri në orën 07:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi bërë edhe verifikime në terren të situatës dhe nuk raportohen problematika domethënëse. Ka disa probleme me mënyrën e zhvillimit të procesit të votimit, që ka patur grumbullime të personave të paautorizuar, kemi komunikuar me KZAZ respektive dhe është raportuar që situata është kthyer në normalitet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?