Votimi elektronik, pas debateve opozita braktis komisionin

Gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, palët që tashmë janë dakord për votimin elektronik, diskutuan mbi mënyrën se si mund të aplikohet ky votim.

Demokratët kërkuan ekspertizë nga ekspertët e IT-ve, por për kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ekspertiza është e gatshme, ajo e vitit 2012. Ai tha se duhet ekspertizë ndërkombëtare pasi Shqipëria nuk ka ekspertët të posaçëm në fushën e zgjedhjeve dhe modelet thjesht adaptohen.

Pas debateve mbi mënyrën se si do të procedohet për votimin elektronik, deputetët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga diskutimet në komision:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ristani: Ka teknologji të tilla sot në botë? Në qoftë se ka të na i sjellin. Në rast se nuk ka tipikisht kështu, si është teknologjia.

Balla: Propozimi ishte që meqenëse ka dakordësi për këto çështje të shikohen eksperiencat ku është aplikuar, ku është aplikuar. Do të vijë edhe kryetari i KQZ-së. E lamë që ai të vinte për 3 ditë të diskutonte për këtë çështje. Këtë seancë dëgjimore ta bëjmë të dielën, nesër ose sot pasdite. Të thërrasim edhe ekspertët e OSBE-së. Pse bëheni qesharak.

Bylykbashi: Shkrimi i amendamenteve është i fundit. Jam dakord me ju se me vendimin që japim sot ne, kërkon hapa të ndërmjetëm ku përfshihet eksplorimi i modeleve, seancë dëgjimore me KQZ dhe ekspertë. Ky është një proces që kërkon intensitet dhe vullnet për ta bërë. Ne duhet t’i angazhojmë me detyrë ekspertët dhe këtë e bëjmë me vendim dhe nuk ka arsye për të mos e bërë këtë.

Balla: Përmbajtja e vendimit që kërkova unë dhe përmbajtja e vendimit që propozove ti është komplet kundër.

Mediu: Pashë që ka një vullnet politik të përbashkët për të shkuar në zgjedhje me votim elektronik. Për ta bërë të mundur këtë vullnet, kërkova që të marrim një informacion të plotë nga ekspertët se ku dhe si aplikohet kjo teknologji. Për mua koha është më pak e vlefshme se sa garantimi i zgjedhjeve të lira. Le ta fillojmë dhe le ta bëjmë. Në qoftë se kjo garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme ne kemi arritur sukses si komision dhe se këtu nuk vendosin bandat por qytetarët.

Strazimiri: Komisioni duhet të marrë një vendim për të aplikuar votimin elektronik. Për ta bërë atë sa më të realizueshëm të atashohet menjëherë grupi i ekspertëve juristë dhe IT-së në mënyrë që brenda 4 ditëve të mund të punojnë bashkë për një koncept sa më të arrirë. E konsideroj të panevojshëm thirrjen e kryetarit të KQZ-së.

Idrizi: U harxhuan 4 mln euro në Tiranë dhe në Fier dhe nuk e dimë ende pse dështoi. Unë jam i prirur të besoj që ekspertët e PD-së për shkak se është parti e madhe, të kenë edhe një zgjidhje. Ekspertët e PD-së të vijnë që ky sistem është i aplikueshëm dhe bëhet për kaq kohë. Ju mund të keni ekspertë IT-je që e kanë eksploruar këtë gjë dhe të mblidhemi pas tre ditësh dhe të shohim nëse është i aplikueshëm. Po edhe KQZ-ja të na tregojnë si bëhet, pse dështoi. Ne vullnetin e kemi që votimi të bëhet elektronik. Na duhen modele të aplikueshme.

Strazimiri: Meqenëse kemi dy orë që themi të gjithë të njëjtën gjë. Në 2013 ka pasur një projekt pilot identifikimi dhe një numërimi. Jo votim elektronik. U bë e pamundur sepse ndryshoi fleta e votimit në momentin e fundit. Me votimin elektronik është plotësisht e mundur. Të atashojmë menjëherë ekspertë të IT-së dhe ta na tregojnë si bëhet dhe jo a bëhet.

Bylykbashi: Në vitin 2012 është bërë i njëjti ushtrim. Zgjidhja konkrete është e kompanive. Ne të marrim vendimin dhe ne si bashkëkryetar të kujdesemi për zbardhjen e vendimit dhe hapat që do të ndiqen dhe vendimi është që t’i hapim rrugë ekspertëve.

Vasili: Ne ekspertëve s’kemi çfarë t’u kërkojmë. E kanë thënë në 2012-n që bëhen. Vullneti politik e ka bërë punën e vet. Kemi ngecur tek zbatimi. Po të marrim të njëjtat materiale të ekspertëve të vitit 2012-n nuk do të kemi dallime.

Ekspertiza ndërkombëtare që është më e kualifikuar se e jona e ndodhur përpara konsensusit të plotë, t’u kërkojmë aty mendim më të kualifikuar. Ne nuk kemi ekspertë të mirëfilltë për programet zgjedhore. T’u kërkojmë atyre të na japin një mendim.

 

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?