Votimi i njëanshëm i Kodit, Basha: Rama shkatërroi 5 Qershorin, hapi i fundit drejt greminës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj votimit në Kuvend të ndryshimeve të njëanshme nga mazhoranca dhe pseudo-opozita parlamentare në Kodin Zgjedhor.

Përmes rrjeteve sociale, Basha shprehet se akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit.

Reagimi i Bashës

Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët.Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!

SHKARKO APP