Deputeti Maliqi zbardh prapaskenat: Balla i bleu si bagëti deputetët e opozitës
Deputeti Lefter Maliqi në një status të fortë në Facebook ka treguar të gjitha prapaskenat e turpshme në Kuvend ditën kur u votua rezoluta ndaj dekretit të Presidentit Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor.
“Parlament ilegjitim, turp, skandal. 100 deputetë votuan pro rezolutës për shkarkimin e Presidentit. Kjo tregon qe Opozita e Re ka pëlqyer joshjet, ndërhyrjet, por votimi tregoi këtë të vërtetë pasi në mënyrë unanime vendosëm para votimit abstenim, por Balla kërkoi 30 minuta pushim dhe ndërhyrjet, joshjet bënë bashkimin e madh rilindas me 100 deputetë“, shkruan Maliqi. Deputeti la të kuptojë se janë dhënë qindra mijë euro për blerjen e tyre në se seancën e pushimit të kërkuar nga Taulant Balla.
“Idealet opozitare nuk mund të qelben nga korrupsioni politik i këtyre të pamoral që shiten e joshen dhe s’përfaqësojnë as opozitën dhe as vota në popull përveç rreth 10 deputetëve që votuan kundër e abstenuan sepse s’pranuan joshje dhe rreshtim nga Rilindja e krimit dhe bandave që i vendosin në lista deputetesh. Kush është burrë që do të bëjë opozitë do rrijë në atë krah të tjerët që shiten si bagëti të shkojnë menjëherë të ulen si hauri i hajdutëve të rilindjes“.
Kujtojmë se dekreti i Metës u hodh poshtë nga 100 deputetë, 7 ishin kundër dhe 2 abstenuan. Dhe ishte votim politik, prandaj kjo tregon se ça mut parlamenti kemi ne shqiptarët. Një turp! Nga niveli i tyre, nga përfaqësimi dhe nga mënyra se si blihen kaq hapur e pa pikë turpi.
Komenti i plotë i deputetit Lefter Maliqi:
Parlament ilegjitim, turp, skandal, 100 deputetët votuan pro rezolutës për shkarkimin e Presidentit. Kjo tregon që Opozita e Re ka pëlqyer joshjet, nderhyrjet, por votimi tregoi këtë të vertetë pasi në mënyrë unanime vendosëm para votimit abstenim, por Balla kërkoi 30 minuta pushim dhe ndërhyrjet, joshjet bënë bashkimin e madh Rilindas me 100 deputetë. I bëjë thirrje Ruçit dhe Balles që të gjithë këta deputetë të shitur të opozitës që votuan kundër presidentit dhe Republikes të shkojnë të ulen në krahun e rilindjes me Ballën dhe kompani.
Se idealet opozitare nuk mund të qelben nga korrupsioni politik i këtyre të pamoral që shiten e joshen dhe nuk përfaqësojnë as opoziten dhe as vota në popull, përveç rreth 10 deputetëve që votuan kundër e abstenuan sepse spranuan joshje dhe rreshtim nga Rilindja e krimit dhe bandave që i vendosin në lista deputetësh.
Krahu i opozitës në parlament ka vend vetëm për ata që duan popullin e jo për ata që i plaçkisin edhe lekun e fundit.
Kush është burrë që do të bëjë opozitë do rrijë në atë krah, kurse të tjerët që shiten si bageti të shkojnë mënjëherë të ulen si hauri i hajdutëve të rilindjes.
Edhe sikur vetëm fare të mbetem do jem 100 herë me dinjitoz se këta 100 deputetë që vunë njollën e zezë vendit, kushtetutës dhe që duan instalimin e diktaturës dhe çuarjen e vendit në përplasje fizike në 30 Qershor. Populli duhet të ngrihet fort në protesta si në vitet ’90-të kur shembën diktaturën dhe tani të shembin Rilindjen bashkë me Kalorsin e saj që po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, që po i kërcënon, shantazhon me burg dhe i ka bërë që mbi 300 mijë shqiptarë të ikin jashtë vendit pasi po u vritet çdo ditë e më shumë shpresa për endrën europiane.
Unë jam me ju, zëri juaj dhe do jem me ju në Protestë të fortë dhe fuqishem. Shteti ka rënë, Parlamenti ka rënë, kemi Prokurori politike. Nuk kthim prapa, të gjithë në këmbë. Shpalleni 21 Qershorin nata e bardhë e rikthimit të Demokracisë!