Votimi në OKB kundër Rusisë/ Rama: Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin, lajm i mirë për rajonin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Rusia u pezullua nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Kreu i qeverisë e ka vënë sërish theksin tek Serbia, ku thotë se rreshtimi i saj përsëri me Perëndimin, është një lajm i mirë për rajonin.

”Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”,-shkruan Rama në facebook.

Qëndrimet e Ramës ndaj Serbisë vijnë në një kohë që opozita në vend bën thirrje që Shqipëria të dalë nga nisma ”Open Balkan”, pasi për ta Serbia është pro Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?