Votohet zgjatja e Vetting-ut, Soreca: Moment historik edhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE
Votimin me 118 vota pro zgjatjes së afatve të Vetting-ut, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca e quan një moment historik, si edhe një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. ”I mirëpres gjithashtu vendimet e rëndësishme të marra nga Parlamenti shqiptar për propozimet PD-së për të çuar përpara në komisionet ad hoc të Kuvendit punën për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-OSCE, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e deritanishme”.
Postimi i plotë
Sot Parlamenti shqiptar tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara në pranimin në BE! Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi.
Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit.
I mirëpres gjithashtu vendimet e rëndësishme të marra nga Parlamenti shqiptar për propozimet PD-së për të çuar përpara në komisionet ad hoc të Kuvendit punën për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-OSCE, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e deritanishme.
Today the 🇦🇱 Parliament showed strong cross-party resolve to move forward on 🇪🇺 accession! Congratulations to MPs from the political forces who voted today for the extension of the vetting, a crucial milestone towards completion of #justicereform. This was a vote for the..(1/3) pic.twitter.com/GOZ4ozX6JU
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) February 10, 2022