Voton Basha: Sot demokratët vendosin ringritjen!
Lulzim Basha, i cili garon sot për kreun e ri të PD-së, ka hedhur votën e tij. Basha ka votuar në zyrat e degës nr.8.
“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimit, në këtë ditë me domethënie të veçantë, për nga rrethanat, unike për PD. Jemi përballur me sfida si akujsh. Ata mijëra demokratë kanë përballuar sfida të mëdha. Vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë ata. Kjo dalje masive, për të cilën në mëngjes kam marrë qindra mesazhe, shoqëruar me imazhe, për të vendosur që përmes votës së tyre sot, të rinisim një ringritje të PD, jo vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar, me shpresën te Shqipëria dhe Zoti”, tha Basha për mediat pasi doli nga qendra e votimit.
KOHA JONË SONDAZH

