Vrasja e 4 fishtë/Doda: Masakër njerëzore e vulosur nga arroganca dhe mungesa e vlerave

“Është një masakër njerëzore e vulosur nga arroganca dhe mungesa e vlerave të shoqërisë sonë, vecanërisht e të përkëdhelurve të sistemit politik dhe drejtësisë, që është krijuar përgjate këtyre viteve.

Ngjarja është simboli i dështimit të drejtësisë që arrin të shpërndajë padrejtësinë si karamele, edhe në rastet flagrante të vrasjeve dhe tragjedive të tilla.

Është simboli i dështimit të një politike qeveritare që ndërsa arreston dhe dënon me tre vite burg abuzuesit e energjisë, ndërsa kërcënon me burg arsimtarët apo shoferët e parregullt, lejon armët të dalin sheshit, krimin të godasë në zemër të kryeqytetit dhe personat me precedente penalë të sillen si superheronj vetëm e vetëm për shkak të mbrojtjes së posacme politike që kanë.

Ajo cka trondit më tepër qysh sot në mëngjes, nuk është thjesht makabriteti i ngjarjes, por se viktima mund të jetë secili prej nesh, secili prej qytetarëve normalë të këtij vendi, që rrisin fëmijë normalë, që mundohen cdo ditë të kenë një punë dinjitoze dhe një jetë normale.

Shqipëria e sotme nuk është një shtet real e i vërtetë…nga njëra anë janë supercunat nga ana tjetër jane vdekatarët e thjeshtë.

Kjo soj arrogance dhe pafytyrsie duhet të marrë fund. Duhet të ketë një moment kur të sillen dhe të pësojnë si qytetarë normale të këtij vendi, kushdo dhe kudo qofshin”,shkruan Doda në rrjetin social. 

SHKARKO APP