Vrasja e komandantit të FNSH Shkodër, Basha: Autori të vendoset para drejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu ngushëllimet për famljen e komandantit të FNSH Shkodër Simon Gjeta dhe bëri thirrje për arrestimin dhe vënien para drejtësisë së autorit të ngjarjes së rëndë. Basha shprehu gjithashtu edhe mbështetjen për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit.
Lulzim Basha: “Ngushëllime familjes së efektivit të FNSH së Shkodrës Simon Gjeta dhe mbështetje efektivëve të Policisë së Shtetit që vazhdojnë operacionin në Shkodër. Presim vënien para drejtësisë së autorit.
Ngjarja e rëndë na kujton sa e domosdmoshme është mbështetja në luftën kundër krimit ordiner. Këtë moment lutjet e mia janë me familjen e Simon Gjetës, me efektivët e policisë akoma në detyrë. Përkrahja e plotë shkon për burrat e gratë me uniformë”.
KOHA JONË SONDAZH

