Vuçiç dhe Zaev të “dashuruar” me Edi Ramën (foto)

Edi Rama shquhet për batutat dhe mënyrën gazmore të darkimit, por vetëm se duhet të flasë vetëm Ai, Udhëheqësi!

Edhe në Ohër, pardje dhe dje, gjithçka ishte një lojë për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale që kanë tre shtetet me vetveten, por edhe me BE me kushtet integruese.

Sipas korrespodentit të “KJ” në Ohër E.F. darka ka kaluar në mënyrën më gazmore të mundshme mes presidentit serb Vuçiç, kryeministrit pritës Zaev dhe kryeministrit shqiptar Rama. Zëri i Edi Ramës, që tregonte barcoleta, dëgjohej deri te koridori ku rrinin mediat në pritje të ndonjë lajmi se mos Vuçiç do të vendoste të njihte Kosovën apo se Rama do të bindte përfaqësuesin boshnjak të firmoste marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por jo! Barcelota dhe shaka që shkrinin tre liderët e Ballkanit Perëndimor, ishte darka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kaq bukur tregonte barcoleta kryeministri shqiptar sa Vuçiç dhe Zaev u shkrinë së qeshuri, bile e shikonin kryeministrin shqiptar si një tregimtar të paparë në historinë e kryeministrave botërorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?