Vuçiç e Rama në konferencë: Vizita do të jetë shtysë të kthehet sërish
Rama në konference: Shpreh bindjen se këto 24 orë që do të qëndrojë në Tiranë do të jetë një shtysë që të kthehet në vendin tonë dhe shpresat pozitive ta nxisin kolegun serb që në kthim të inkurajojë bashkëqytetarët ta vitizojnë Shqipërinë sidomos gjatë verës.”
Pritja ne Tirane
Kryeministri serb u prit me nderimet e larta që përcakton protokolli shtetëror në Pallatin e Brigadave, ku u ekzekutuan dhe dy himnet, ai serb dhe shqiptar. Më pas dy kryeministrat, Vuçiç dhe Rama vijuan me takimin dypalësh të delegacioneve.
Për herë të parë një kryeministër serb shkel tokën shqiptare. Në orën 11:00 kryeministri Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti në aeroportin e “Nënë Tereza” ku u prit nga zv/kryeministri Niko Peleshi.
Më pas delegacioni u nis drejt Pallatit të Brigadave ku u zhvillua dhe ceremonia zyrtare si shenjë reciprociteti, e mirëpritjes së Kryeministrit shqiptar në Pallatin Serbska gjatë vizitës së tij në Beograd.
Vizita e Kryeministrit të parë serb në Shqipëri blindoi Tiranën nën masa sigurie që janë parë vetëm për vizitën e Atit të Shenjtë
Ora 12: 30 Përfundon takimi kokë më kokë i dy kryeministrave dhe tani do vijojë takimi i dy delegacioneve. Ndërkohë në 12:50 dy kryeministrat do të jenë në konferencë për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

