Vuçiç lexon shqip dhe e pyet gazetarin: A e thashë mirë?

Gjatë një takimi me kandidatët e Listës serbe në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka prezantuar  një dokumenti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.

Në një konferencë shtypi pas takimit me kandatët e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, Vuçiq ka thënë se në dorë mban listën e kandidatëve të subjekteve politike.

“Unë këtu kam sjellë ‘Lista e kandidateve te subjekteve politike’ .. Seferi , a e thashë  mirë?”, dëgjohet Vuçiç, teksa pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, korrespondent në Beograd.

“A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç”, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura  te të pranishmit.

SHKARKO APP