Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, MPJ e Rusisë me mesazh provokues. Gjuriç: Turp
Të premten në Shtëpinë e Bardhë, nën bekimin nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u nënshkrua marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ministria e Jashtme e Rusisë, përkatësisht zëdhënësja Maria Zakharova publikoi këtë mesazh. “Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më beso”.
Pas këtij mesazhi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili thotë se reagimi i Rusisë është një turp. ”Imagjinoni që presidenti nuk tha asnjë fjalë të shëmtuar kundër Rusisë, madje as në atë vend. Dhe imagjinoni që presidenti priti për një orë e gjysmë [me presidentin rus] dhe kurrë nuk kërkoi një karrige të veçantë. Nuk ju lejoj të sulmoni Serbinë krenare. Turp për ju”.
https://www.facebook.com/maria.zakharova.167/posts/10224148174881794