Vuçiç po merr risk të madh-thonë mediat serbe
Marko Niçoliç, eksperti i Sigurisë serbe, shprehet për Kurir se: “Vuçiç merr përsipër një rrezik të madh duke shkuar në një ndeshje futbolli në Shqipëri. Incidentet janë shumë të jetë e mundura për shkak se energjia e tyre për krijimin e rrëmujës është gjithnjë e mundur. Ai përmend Ismail Morinën, pa e ditur që është arrestuar dhe thotë se atë që ai e bëri në Beograd tregon qartë se me çfarë lloj profili njerëzish punojnë
Nikoviç për Kurir shton:
“Shërbimet tona të sigurisë duhet të bashkëpunojnë me homologët gjermanë, sepse BND është aktualisht shërbimi më i fortë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën, dhe zbulimet e tyre mund të jenë të vlefshme në parandalimin e ngjarjeve të pakëndshme.
Nikoviç konsideron se ekziston një rrezik i vërtetë i një përshkallëzimi të veprimeve të islamistëve ekstremiste.
“Ju duhet të keni parasysh faktin se dy fortesat më të mëdha islamike në Evropë janë në Kosovë dhe Shqipëri. Nga Kosova në Siri dolën gati dy mijë persona dhe nga Shqipëria edhe më shumë. Bin Laden është në vitet ‘90 në Shqipëri, ku kishte një kompani ndërtimi me të punësuar tre mijë punëtorë dhe shumë prej tyre janë ende nën ndikimin e islamizmit radikal”.
KOHA JONË SONDAZH

