Vula e Bashës? Nishani: Pas 11 dhjetorit, vlera sa në kancelari

11 apo 18 dhjetor, cili nga dy Kuvendet e thirrua do të jetë legjitim? Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani thotë se lëvizja e nisur nga Sali Berisha ka mbështetje të madhe brenda PD-së dhe në opinionin publik.

”Kemi një lëvizje për ndryshimin e thellë politik të Partisë Demokratike, në kontekstin si alternativë qeverisëse. PD-ja vijon të jetë humbëse e madhe në garat elektorale. Unë mendoj që lëvizja e nisur nga zoti Berisha ka mbështetje të madhe brenda PD-së dhe në opinionin publik. E kam ndjerë që ka impakt pozitiv në tërësi në opinionin publik dhe kjo është arsyeja që në 11 dhjetor të diskutohet, të ketë një gjykim dhe disa përcaktime në lidhje me proceset e rëndësishme reformuese, duke nisur nga statuti i partisë”.

Në lidhje me zotëruesin e vulës së partisë, Nishani nënvizoi se vula i takon shumicës sepse mund të dalë dikush, të bëjë një vulë në kancelari dhe të thotë që unë jam kreu i PD-së.

“Vula përfaqëson vullnetin politik të shumicës së anëtarësisë së PD-së. Është e vështirë të debatosh me ata që thonë “unë kam vulën” sepse kjo nuk ka logjikë politike dhe seriozitet. Në procesin e ringritjes së partisë, do të krijohet mundësia për garën e vërtetë. Pritshmëritë janë që të ketë një hapësirë të madhe për të garuar në PD, jo vetëm për postin e kryetarit, por edhe për shumë poste të tjera në parti”, tha për ”A2cnn”.

SHKARKO APP