Vula e PD-së, demokratët Euroatlantikë të Bashës: Gjykata e Lartë nuk e rrëzoi rekursin
Nga dhoma e këshillimit, Gjykata e Lartë e refuzoi përsëri grupimin e Lulzim Bashës, i cili prej dy vitesh është vënë në kërkim të vulës dhe të logos së PD-së. Demokratët Euroatlantikë të Bashës, në një deklaratë zyrtare, shprehen se ”Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë për vendimin skandaloz të Apelit. Kërkesa e sotme lidhej vetëm me pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatë së Lartë”.
Reagimi i plotë
Duke ndjekur zellin e disa mediave për të raportuar në mënyrë krejt të pasaktë dhe keqdashëse mospranimin e kërkesës për pezullim nga Gjykata e Lartë, sqarojmë se:
Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë për vendimin skandaloz të Apelit.
Kërkesa e sotme lidhej vetëm me pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatë së Lartë.
Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë nuk do të dorëzohen përballë padrejtësisë, pazari Rama-Berisha për vulën është një pazar kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë