Washington Post: Në vend të Mykonos provoni Shqipërinë. Rama: Flet për plazhe të kristalta dhe male perfekte

Kryeministri Rama ka postuar në Facebook-un e tij një shkrim të një prej gazetave më të madhe botërore, Washington Post e cila i ka propozuar turistëve amerikanë të vizitojnë Shqipërinë, madhe edhe si alternativë ndaj ishullit shumë të famshëm grek, Mikonos.

“Ja edhe kolosi mediatik Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistike, e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mikonosin fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut”, ka shkruar Rama në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?