Washington Post: Shkrirja e akujve mes Ramës e Vuçiç nuk zgjati as sa konferenca

 atë çfarë ndodhi në konferencën për shtyp mes dy kryeministrave. Gazeta shkruan se “Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë u angazhuan për të lënë mënanjën divergjencat dhe të fokusohen në dëshirën e përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Por shkrirja e akujve mes dy rilavëve të Ballkanit nuk zgjati as deri sa konferenca e përbashkët për shtyp.” Marrëdhënies mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë të tensionuara për dekada, më së shumti për çështjen e Kosovës, shkruan e përditshmja amerikane, duke theksuar se Serbia e konsideron Kosovën si djepin e saj dhe të fesë së saj.

Washington Post shkruan se deklarata e Ramës se “pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe se sa më shpejt të njihet, aq më shpejt ne mund të ecim përpara”, ndezi një reagim të fortë të kryeministrit serb Vuçiç.

“Nuk e prisja këtë provokim, tha Vuçiç me zemërim. “Ç’lidhje ka Shqipëria me Kosovën? Kosova nuk është pjesë e Shqipërisë dhe nuk do të jetë kurrë”.

SHKARKO APP