Wikileaks zbulon mendimin e Ambasadorit Xhon Uidhers për Metën

Janë të shumtë ata që pyesin çfarë mendojnë realisht amerikanët për Ilir Metën. Në një kabllogram të Ambasadës amerikane në Tiranë zbuluar nga Wikileaks bëhet një portret i kreut të LSI-së, ku ai përshkruhet si “mendjemprehtë dhe takticien politik i paepur”. Ambasada thekson gjithashtu se megjithë koalicionin me Berishën, Meta do ketë një axhendë krejt të vetën. Më poshtë kabllogrami i plotë i klasifikuar si material konfidencial që deklasifikohet më 09/04/2019:

Datë 24 nëntor 2009 Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers .Material konfidencial, deklasifikohet më 09/04/2019

“Ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë, kryetari i LSI-së Ilir Meta, do të bëjë kontrast të fortë si në stil ashtu edhe në përmbajtje me paraardhësin e tij Lulzim Basha, i cili tashmë shërben si ministër i Brendshëm. Meta ka shërbyer më parë si kryeministër dhe ministër i Jashtëm, ka një të kaluar të gjerë në punët e jashtme. Ai mund të jetë luftarak në disa raste – një herë sulmoi fizikisht një deputet në parlament gjatë një fjalimi – dhe mënyrat e tij janë të papritura dhe në kontrast të fortë me djaloshin e sofistikuar me stil djaloshi që ka treguar ish-ministri Basha. Meta është mendjemprehtë dhe takticien politik i paepur. Ai do të ndjekë axhendën e tij aq, ose më shumë se sa axhendën e kryeministrit Berisha. Ai do ta përdorë kohën e tij në MPJ që të rindërtojë fatin politik personal dhe të LSI-së me shpresën se një ditë do të bëhet sërish kryeministër. Prioritet e para të Metës pritet të jenë integrimi evropian, liberalizimi i vizave dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal.

Në përmbledhje, drejtimi i MPJ-së pritet të ndryshojë pak dhe marrëdhëniet Shqipëri-SHBA pritet që të vazhdojnë të lulëzojnë dhe të thellohen. Çfarë mund të presim nga Meta si ministër i Jashtëm: Gjatë periudhës së parë që ai ishte në krye të MPJ-së (Korrik 2002- Korrik 2003), Meta është parë si pragmatist në termat e politikave dhe një menaxher i mirë i ministrisë. Një nga vendimet e fundit të Metës ishte reforma për statusin e nëpunësit civil, e cila rriti pagat dhe e bëri MPJ-në një ministri më profesionale. Pjesa më e madhe e kontakteve të ambasadave në MPJ preferojnë Metën pasi ai shihet si një ministër mbi normalen në MPJ dhe sepse ministri në largim, Basha, është parë gjerësisht si një menaxher i dobët. Edhe pse janë dhënë garanci në mënyrë të përsëritur nga Meta dhe Berisha që ata do të punojnë bashkë si një ekip, tensionet dhe konfliktet janë të pashmangshme. Teksa Lulzim Basha ishte një shërbëtor besnik i PD-së, Meta vjen në MPJ me axhendën e tij politike. Sipas të gjitha gjasave, Meta do të ushtrojë shumë më shumë pavarësi se sa ministri Basha dhe nuk do të hezitojë që ti tregojë partnerëve ndërkombëtarë kur, ku dhe si ai nuk bie dakord me kryeministrin.

Lulzim Basha cilësohej si fytyra e bukur e Berishës në MPJ, Meta do të ketë një rol tjetër. Gjithsesi, në termat e politikës së jashtme, synimet e Shqipërisë do të mbeten të njëjta: Integrimi në BE, marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe marrëdhënie më të forta me fqinjët. Tradicionalisht marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në kanë qenë kompetencë ekskluzive e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm.

Si do të shkojë kjo mes Metës dhe Berishës, mbetet për t’u parë. Ish- kryeministri Pandeli Majko i ka thënë Ambasadës se Berisha ka shumë mundësi që të kërkojë rrugë përreth Metës që të ketë kontaktet e tij me Uashingtonin duke përdorur emisarët e kryeministrisë dhe jo ata të ministrive. Shumë vëzhgues sugjerojnë se Berisha mund të përpiqet të vendosë një besnik në Ambasadën Shqiptare në Uashington në mënyrë që të dërgojë mesazhet e tij në rrugë të drejtpërdrejtë. Rishfaqja e Metës nga shkretëtira politike në postin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm në një qeveri të drejtuar nga Berisha ishte një përfundim që shumë pak e kishin menduar në zgjedhjet e qershorit.

Rikthimi dramatik i Metës vjen pas vitesh përpjekje dhe pune për të kaluar pengesat e pushtetit pasi u bë kryeministër në vitin 1999 kur ishte vetëm 30 vjeç. Rikthimi i Metës ka qenë mbresëlënës, veçanërisht pasi greva fatkeqe e urisë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dështoi dhe partia e tij mundi që të marrë vetëm katër vende në parlament. Teksa Meta doli më i dobët nga greva e urisë e planifikuar keq, ai u rigrupua menjëherë dhe u bë strumbullari për zgjedhjet e qershorit. Me katër vendet në parlament, LSI fitoi zgjedhjet. Ai ishte i aftë të mbante PDnë e Berishës në pushtet duke formuar një koalicion që i jepte dyshes PD-LSI mazhorancën qeverisëse. Meta u nda nga PS-ja dhe formoi LSI-në në 2004 pas grindjes me kryetarin e asaj kohe, fatos Nano. Që nga 2004 deri më tani ai vuajti për të gjetur një vend në të majtën shqiptare.

Edhe pse Meta dhe Nano janë pajtuar tashmë, Meta dhe Rama mbeten rivalë të hidhur. Meta ka shërbyer si kryeministër nga 1999 në janar 2002 kur u detyrua të dorëhiqet pas një lufte për pushtet me kryetarin e asaj kohe, Fatos Nano… Meta nuk është një i huaj në marrëdhëniet me jashtë, siç e tregon edhe biografia e tij, dhe do ti duhet pak kohë që të mësohet.

Burimet thonë se ndryshimet në stafin e MPJsë do të jenë minimale, por Meta do të sjellë disa nga besnikët e tij që ti shërbejnë si ndihmësa…

SHKARKO APP