Xhaçka bën bilancin e politikës së jashtme për 2022-in: Vit i arritjeve të mëdha

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për shtyp ka folur për arritjet politike të Shqipërisë përgjatë vitit 2022.

“2022-i ka qenë një vit arritjesh të paprecedenta për politikën e jashtme. Për ne sot rruga është e hapur. Negociatat për anëtarësim sot janë hapur. Negociatat me BE-në duhet të ishin hapur me parë. Çelja e negociatave ishte kurorëzimi i një pune të madhe. Shqipëria vlerësohet se ka bërë progres të mirë dhe ka nivel të mirë përgatitje në fushën e politikës së jashtme”- u shpreh ndër të tjera ministrja Xhaçka.

SHKARKO APP